Haradinaj: Për Amerikën e lë detyrën e kryeministrit, por taksën ndaj Serbisë nuk e heq

Haradinaj: Për Amerikën e lë detyrën e kryeministrit, por taksën ndaj Serbisë nuk e heq
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nëse SHBA-ja kërkon nga ai të heqë dorë nga posti i kryeministrit, nuk do e mendonte dy herë, por heqjen e taksës nuk do e bënte.

“Po të vije amerikani e të më thotë, ‘Ramush, a po e lëshon detyrën’, unë largohem. Por nuk e çoj dorën ta heq taksën ndaj Serbisë, unë këtë e kam thënë që nuk e bëj.”,- tha ai në një intervistë për RTK. /l.k./

Foto Google