Grida Duma, “e lirë”, i jep fund martesës, ndahet nga bashkëshorti me vendim gjykate

Grida Duma, “e lirë”, i jep fund martesës, ndahet nga bashkëshorti me vendim gjykate
Anëtare e Kryesisë në PD, Grida Duma i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj Ilir Shqina.

Në vendimin e publikuar thuhet se divorci është kërkuar nga politikania e njohur.

Sipas Ora news, gjykimi është bërë në mungesë të bashkëshortit Ilir Shqina dhe në raste të tilla meqenëse nuk është arritur komunikimi i vendimit  për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /l.k./

Foto Google