GJYKIMI NË APEL/ Mungesa e avokates dështon seancën për Shullazin, gjyqtarët e dënojnë me 100 mijë lekë gjobë

GJYKIMI NË APEL/ Mungesa e avokates dështon seancën për Shullazin, gjyqtarët e dënojnë me 100 mijë lekë gjobë
Seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij është shtyrë sërish në Apel.

Shkak është bërë mungesa në seancë e avokates Eralda Brahimasi, e caktuar kryesisht për mbrojtjen.

Gjykata ka reaguar duke dënuar avokaten me 100 mijë lekë gjobë, ndërsa ka vendosur ta referojë rastin në Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

Emiljano Shullazi u dënua në shkallë të parë me 14 vjet burg, ndërsa në total për gjashtë të akuzuarit u vendosën 54 vjet burgim.

Ata e konsideruan vendimin të padrejtë dhe e apeluan, duke kërkuar pafajësi.

Seanca e radhës është vendosur të zhvillohet më 25 mars, pas pesë seancash të mëparshme të dështuara. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google