Gjykata në Padovas vendos dëbimin e shqiptarit: I rrezikshëm për sigurinë

Gjykata në Padovas vendos dëbimin e shqiptarit: I rrezikshëm për sigurinë
Gjyqtarët në Padova kanë refuzuar ankesën kundër urdhër dëbimit për rrezikshmëri shoqërore të lidhura me rrezikun terrorist ndaj shqiptarit Shaban Caca.

Shqiptari ishte dëbuar nga Italia sepse gjatë një kontrolli në banesë i kishin gjetur gjera të konsideruara të rrezikshme për sigurinë kombëtare.

Gjykata ka njohur arsyet dëbimit dhe për rrezikshmërinë e Cacës pasi ishte parë edhe profili i tij në rrjetin social ku mesazhe kompromnetuese tregojnë lidhjet e tij me imamë radikale.

disa prej të cilave tashmë janë të përfshirë në hetimet në lidhje me krimin e nxitjes së urrejtjes racore dhe rekrutimin e vullnetarëve të rinj në dosjet e ISIS.

Është vlerësuar se Caca kishte edhe pakënaqësi të fortë ndaj hebrenjve, kulturën perëndimore dhe festat e krishtera, sidomos Krishtlindjet. Hetimi ka gjet se Caca kishte marrë veprime indoktrinomi të islamit radikal kundër një bashkatdhetari me të cilin ai ndante një apartament të përbashkët shkruan ANSA. /l.k./

Marrë nga www.imolaoggi.it