Gjykata e Catanias cakton më 12 mars seancën gjyqësore për Habilajt

Gjykata e Catanias cakton më 12 mars seancën gjyqësore për Habilajt
Gjykata e Catanias në Itali ka caktuar 12 marsin si datën e seancës së radhës për gjyqin ndaj grupit të vëllezërve Habilaj.

Në këtë seancë pritet fjala e avokatëve mbrojtës të të arrestuarve, italianë e shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, trafik ilegal armësh dhe grup i strukturuar kriminal.

Në urdhër-arrestin e firmosur nga prokuroria, në kuadër të operacionit “Rosa dei Venti”, i ekzekutuar në tetor të 2017, thuhet se, kjo bandë trafikantësh funksiononte mbi bazën e një organizimi të strukturuar kriminal ku çdo anëtar i saj kishte një rol të caktuar. /l.k./

Foto Google