Futi 20 euro në pasaportë për të korruptuar policin, arrestohet 55-vjeçari që shkonte në Korfuz

Futi 20 euro në pasaportë për të korruptuar policin,  arrestohet 55-vjeçari që shkonte në Korfuz
Një 55 vjeçar u arrestua nga policia në pikën kufitare të Sarandës, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare për të shkuar në Korfuz, Greqi.

Policia bën me dije se shtetasi I.R, kishte futur në mes të pasaportës shumën 20 euro për të kaluar kufirin, ndërsa nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt zonës Schengen.

Në përfundim të veprimeve shtetasi I. R.  u arrestua në flagrancë  për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë. /l.k./

Foto Google