Futbolli shqiptar në kolaps, Rama pret në zyrë kreun e FSHF-së, Armando Dukën

Futbolli shqiptar në kolaps, Rama pret në zyrë kreun e FSHF-së, Armando Dukën
Futbolli shqiptar është në kolaps pas vendimit drastik të mbrëmjes së djeshme ku Shoqata e Arbitrave deklaroi se do të bojkotoj kampionatin.

Referuar vendimit, arbitrat u shprehën se deri kur jeta e tyre mos të jetë në rrezik ata nuk kthehen më në fushat e blerta.

Në këto kushte, në kryeministri është zhvilluar një takim mes kryeministrit Edi Ramës dhe kryetarit të FSHF-së Armando Dukës. Se çfarë kanë biseduar me njëri-tjetrin kreu i qeverisë me kreun e FSHF-së, ende nuk dihet, por sinjalet janë pozitive dhe mund të kemi një zgjidhje të situatës.

/f.ç/Albanian Free Press Online/