FOTOT/"Në minaret e xhamisë qëndronin snajpera për të përgjuar protestën"

FOTOT/"Në minaret e xhamisë qëndronin snajpera për të përgjuar protestën"
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu publikoi mbrëmje disa foto ku sipas tij në minaren e xhamisë së Namazgjasë në afërsi të Parlamentit, gjatë protestës së opozitës u vendosën oficer policie me snajpera.

Sipas tij, dikush duhet të protestojë për këtë mungesë respekti ndaj faltoreve.

Reagimi i plotë i Shehut: 

Institucionet fetare nuk janë mjedise ku shteti mund te vendose “specialiste” e mjete te sofistikuara për të përgjuar masën e njerëzve, qe proteston afër tyre pikërisht kundër mos respektimit te te drejtave etj, nga qeverisja. 

Pamjet qe duken nga Xhamia prane Kuvendit gjate protestës së sotme, flasin vetë.

Ndërsa disa ditë më pare po kjo Rilindje u akuzua për tentative “futje duarsh” ne proceset e votimit pikerisht te Komunitetit Musliman.

Dikush duhet te ngreje zerin e te protestoje per kete mungese respekti ndaj ketyre strukturave, shperdorim te pushtetit, qe ne realitet keshtu mund t’i komprometoje edhe ato institucione te nderuara, te besueshme e larg politikes.

Ne menyre absolute kjo ndodhi e shemtuar dhe e perseritur duhet te behet objekt i nje procesi hetimor serioz e te thelluar.

/f.ç/Albanian Free Press Online/