Fëmijë në krahët e babait futbollist që nuk jeton më, fotoja që përloti në studio këngëtaren kosovare

Fëmijë në krahët e babait futbollist që nuk jeton më, fotoja që përloti në studio këngëtaren kosovare
Fotot e saj të fëmijërisë krah babait, e kanë prekur tej mase këngëtaren gjakovare Flaka Krelani.

“Dua shumë që ai atje ku është ta shohë sesa kemi ecur, është shprehur e emocionuar Flaka, “të gjitha sfidat që i kemi përballuar deri më tani, e kemi bërë vetëm për atë që ta lumturojmë atje lart ku ai ndodhet” tha ajo e ftuar në studion e “Diell”.

Babai i Flakës, Fatlik Krelani ka qenë ish-futbollist i Vllaznimit, Flamurtarit, Borcit dhe Lepencit në Kosovë.

Krelani pasi ka parë fotot e babait i cili prej 15 vitesh nuk jeton më, e përlotur, e prekur dhe e kapluar nga malli për të, tha se i mungon jashtëzakonisht shumë, jo vetëm asaj, por edhe pjesës tjetër të familjes. Ajo më tej foli për karrierën e saj muzikore.