Eurodeputetët thirrje PE-së të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Eurodeputetët thirrje PE-së të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Pas vizitës në Tiranë dhe Shkup, deputetët e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian u bënë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të hapin këtë vit bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë të komitetit thuhet se të dy vendet i përfunduan detyrat e tyre të shtëpisë, të nevojshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Parlamenti Evropian thotë se Shqipëria i ka përfunduar detyrat e shtëpisë dhe i ftoi vendet anëtare që të nisin bisedimeve për anëtarësim.

Eurodeputeti Tune Kelam, i cili e kryesoi delegacionin parlamentar në Tiranë dhe Shkup, paralajmëroi njëkohësisht se krahas vendosmërisë së treguar në zbatimin e reformave ekziston  mungesë e unitetit kombëtar, që mund ta dëmtojë procesin e integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. /l.k./

Foto Google