EURO 2020/ Panucci publikon listën: Më pak “eksperimente”, por mungojnë disa emra të njohur

EURO 2020/ Panucci publikon listën: Më pak “eksperimente”, por mungojnë disa emra të njohur
Trajneri i skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë, Christian Panucci, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet e para të turit eliminator për Kampionatin Europian të vitit 2010.

Ndër emrat që nuk do të mungojnë në ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës janë Ermir Lenjani, Emanuele Ndoj dhe Rey Manaj, megjithëse ata janë në formë të mirë sportive dhe luajnë rregullisht me skuadrat e tyre.

Ajo që bie në sy është se skuadra do të jetë më pak “eksperimentale”, me emra që japin siguri si portierët Strakosha e Berisha, mbrojtësit Ajeti, Aliji (i rikthyer pas dëmtimit), Djimsiti, Balliu e Hysaj dhe mesfushorë si Abrashi, Kaçe, Lila, Basha, Xhaka e Memushaj.

Me interes pritet rikthimi në sulm i Armando Sadikut, golashënuesit të vetëm në finalet e Europianit të kaluar ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë.

Pritet që në sulm të jetë i pranishëm edhe Grezda, që ka bërë paraqitje të mirë në ndeshjet e kaluar, ndërsa alternativa janë edhe Balaj, Uzuni e Abazaj.

Rruga drejt Europianit këtë herë është shumë më e vështirë për Panuccin sesa ishte për De Biasin, duke qenë në një grup shumë “të hekurt”.

Ndeshja e parë do të jetë më 22 mars në “Loro Boriçi” të Shkodrës kundër Turqisë, ndërsa më 25 mars Kombëtarja do të luajë në Andorra, në një sfidë që në letër duket një formalitet. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: FSHF