Eneda, mos ndrysho!

Eneda, mos ndrysho!
Eneda Tarifa dallohet për një stil të papërcaktuar në veshjen e saj, ose më saktë, ajo provon dhe eksperimenton shumë në veshje. Fiziku i skalitur ja lejon këtë por, me thënë të drejtën, me këtë veshje si këmishë, në mëndafsh e me pak dantella fine, me këto perla të gjata, ne na duket një yll i vërtetë ndaj Eneda, të lutem, mos ndrysho stil më.