Ëmbëlsirë me çoko

Ëmbëlsirë me çoko
Përbërësit:

3 filxhanë miell

2 filxhanë sheqer

2 lugë kakao, arra

1 lugë pluhur pjekës

2 filxhanë vaj

2 lugë uthull

3 lugë Nutella

1 filxhan ujë.

Përgatitja:

Në një enë kombinoni miellin, sheqerin, kakaon, pluhurin pjekës dhe kripën. Trazojini mirë. Ndërkohë, në një enë tjetër shtoni vajin, uthullën,ujin dhe i përzieni mirë. Bashkoni të dy masat dhe i trazoni mirë derisa të krijohet një përbërje homogjene. E shtroni me kujdes masën në një tavë dhe e vendosni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

Pasi ëmbëlsira të jetë gati, sipër i vendosni një shtresë me Nutella dhe arra të grira.