Ëmbëlsirë me coca-cola

Ëmbëlsirë me coca-cola
Përbërësit:

240 gr miell

250 gr sheqer

250 ml coca-cola

125 gr kos i bardhë

1 lugë fryrës tortash

1/2 lugë sodë buke

1/2 lugë me kripë

200 gr gjalpë

kakao, 2 vezë.

Përgatitja:

Në një tas do të përziejmë miellin, kripën, sheqerin, fryrësin dhe sodën e bukës dhe e lëmë mënjanë. Në një tenxhere të vogël do të hedhim: gjalpin, coca-colën, kakaon dhe kosin. Do të vëmë tenxheren në zjarr derisa të shkrihen me njëri-tjetrin. E heqim nga zjarri dhe e hedhim dalëngadalë tek tasi ku kemi përzier më parë ingredientët e tjerë. Do të formohet në brumë i lëngshëm. Në fund do të shtojmë vezët. E hedhim brumin në një tavë me gjalpë dhe pak miell dhe e pjekim me 180 gradë për 35-40 minuta. Pak para se të përfundojë pjekja do të përgatisim kremin. Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe coca-colën dhe e vëmë në zjarr të ulët. Kur të shohim se janë tretur mirë do shtojmë kakaon dhe kripën dhe do vazhdojmë ta përziejmë e shtojmë sheqerin pluhur duke e përzier vazhdimisht. Kur të heqim ëmbëlsirën nga furra do i hedhim sipër kremin.