Eliminimi nga Liga e Kampioneve, Roma shkarkon Di Françeskon, emëron Klaudio Ranieri

Eliminimi nga Liga e Kampioneve, Roma shkarkon Di Françeskon, emëron Klaudio Ranieri
Eliminimi nga Liga e Kampioneve i ka kushtuar stolin trajnerit të Romës, Eusebio Di Françeskos. Lajmin e ka komunikuar vetë klubi verdhekuq në një njoftim zyrtar në faqen e tij në rrjetin social.

“Roma njofton se nga sot Eusebio Di Françesko nuk do të jetë më trajneri i klubit. Shoqëria falënderon trajnerin për punën e bërë në stolin verdhekuq dhe u uron më të mirën në të ardhmen”, deklaron Klubi.

Ndërkohë vendin e Di Françeskos së shkarkuar pritet ta marrë një tjetër roman, Klaudio Ranieri, që pak ditë më parë u shkarkua nga stoli i Fulhmait. /l.k./

Foto Google