Edy Reja takim me FSHF-në, Besnik Hasi në pritje

Edy Reja takim me FSHF-në, Besnik Hasi në pritje
Presidenti Armand Duka, i dyzuar mes dy alternativave për pasuesin e Christian Panucci-t

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka në tryezë emrat e kandidatëve për stolin e Kombëtares dhe i mbetet të zgjedhë brenda javës pasuesin e Christian Panucci-t.  Ai është i dyzuar mes dy trajnerëve italianë me përvojë, ku favorit është Edy Reja, zgjedhja e të cilit do t’i kushtojë më shtrenjtë financiarisht federatës, pa marrë parasysh rrezikun e mosnjohjes së ambientit kuqezi dhe emrave shqiptarë që kryesohen nga Besnik Hasi. Ka pasur edhe të vetë-afruar, trajnerë ballkanas, për të cilët Duka nuk është shumë i bindur.

Reja-Di Canio

Edy Reja ka pranuar se është futur në bisedime me Shqipërinë, pas shkarkimit të Christian Panucci-t. Ish-trajneri i Napolit dhe Lazio, gjithashtu tha se do të zhvillohet edhe një takim i dytë, që pritet të ndodhë ditën e sotme. Oferta financiare dhe objektivi për të arritur në Euro 2020 është ai që mban larg palët, por një projekt më i gjatë, për suksesin e mundshëm dhe historik në kualifikueset e Botërorit 2020, lidhet me emrin e tij. Oferta e dytë e ngjashme përtej detit është Gigi De Canio.  Trajneri 61-vjeçar është shkarkuar nga Terana në janar dhe prej asaj kohe është i lirë. Ai ka gjithashtu eksperiencë në drejtim të ekipeve si Napoli, Udinese, Genoa and QPR.

Hasi-De Biasi

Gianni de Biasi aktualisht është duke punuar si komentator në Rai për emisionin sportiv “90° minuto”, dhe shpreson të rikthehet për të drejtuar një skuadër sezonin e ardhshëm. Ai ka refuzuar deri tani ofertat e klubeve italiane Frosinone e Venezia, për një projekt më ambicioz. De Biasi ka nënshtetësi shqiptare dhe e njeh mirë ambientin kuqezi. A vështirë të refuzojë ofertën, ndërkohë që për detaje me të nuk është as nevoja të bisedohet, pasi ato janë bërë të njohura gjatë periudhës së tij 5-vjeçare. Gjithsesi, emri i tij mbetet i hapur si opsion.  Gjithsesi, nëse Armand Duka nuk do të bjerë dakord për të afruar një trajner italian, alternativa kryesore, që mbështetet edhe nga lojtarët dhe tifozët është ish-mesfushori kuqezi, Besnik Hasi. Ai është projektuar bashkë me Lorik Canën ndihmës në stol, për të marrë drejtimin e Kombëtares, të paktën deri në mbyllje të kualifikuese Euro 2020, e në bazë të ecurisë, pse për një projekt më të gjatë. Por fakti që ata e njohin mirë ambjentin kuqezi, kjo i panelizon pikërisht me “njohjet e tepërta”.   /A.M/