Edhe përfaqësuesi i Brukselit flet si eurodeputetët: Vendimi i opozitës minon rrugën për në BE

Edhe përfaqësuesi i Brukselit flet si eurodeputetët: Vendimi i opozitës minon rrugën për në BE
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson, ka dalë hapur kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet.

“Sa i përket opozitës kam theksuar që vendimi i anëtarëve për të djegur mandatet në bllok minon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Pasiguria duhet kaluar në mënyrë urgjente. Parlamenti është shtyllë e shtetit, motori i çdo demokracie të pjekur. Duhen krijuar kushtet për një dialog konstruktiv në Parlament. Ndaj duhet theksuar thirrja e Mogherinit dhe Hanh që ky vendim e minon integrimin”, tha Danielsson.

Deklarata erdhi në konferencën për shtyp që përfaqësuesi i rëndësishëm i Bashkimit Europian mbajti në Tiranë pas takimeve veç e veç me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha

“Është fatkeqësi që Shqipëria sot gjendet në kurth, le ta themi nga mungesa e stabilitetit. Forcat politike duhet të luftojnë për reformat e përbashkëta. Duhet udhëheqje e përgjegjshme për ta afruar vendin me BE”,- tha Danielsson.

Funklsionimin e parlamentit ai e konsideroi “përgjegjësi e shumicës por edhe opozitës” dhe shprehu një shqetësim: Nuk dëgjova zëra që politikanët do t’i japin fund bojkotit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google