E akuzuan për plagjiaturë, vjen kundërpërgjigja e hidhur e Jonida Maliqit!

E akuzuan për plagjiaturë, vjen kundërpërgjigja e hidhur e Jonida Maliqit!
Jonida Maliqi, e cila do të prezantojë Shqipërinë në Eurovizion, sapo ka publikuar klipin e këngës me të cilën do të prezantohet në Festivalin Europian të Këngës që do të zhvillohet në Izrael,  “Ktheju Tokës”,  u përball menjëherë me kritika, se produkti i saj muzikor ishte vjedhur, ose e thënë ndryshe në gjuhë shkencore: plagjiaturë.

“Në tokë muzika është për ata që dëgjojnë,’ –  u është përgjigjur plot ironi Jonida kritikëve, ndërsa e ka shoqëruar mesazhin me një foto, ku ka shtuar edhe Eurovision, si pjesë të përgatitjeve.

Ajo ka marrë komplimentet e para në Instagram, mes të cilëve edhe “Eurokosova”, që i shkruan:

“Shqiptarët kanë një mbretëreshë për ata që jetojnë në këtë botë,”