DORËHEQJA/ Ish-kryeprokurorit të Tiranës i afron Vetingu, Petrit Fusha del “vullnetarisht” nga sistemi

DORËHEQJA/ Ish-kryeprokurorit të Tiranës i afron Vetingu, Petrit Fusha del “vullnetarisht” nga sistemi
Ish- drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës dhe aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Petrit Fusha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

“Burimet thonë se ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës i cili aktualisht ishte prokuror në institucionin qendror të akuzës e ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, raporton BË.

Sipas ligjit, që u aplikua edhe në rastin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për prokurorin Petrit Fusha ndërpritet procesi i Vetingut, por ai nuk ka të drejtë të rikthehet në sistemin e Drejtësisë pa kaluar 15 vjet.

Praktikisht, një dalje përfundimtare për prokurorin që ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës.

Petrit Fusha ishte në listën e subjekteve që trajtohen me përparësi nga Vetingu, për shkak të pozicionit si prokuror në institucionin më të lartë të akuzës.

Data e seancës së Vetingut nuk ishte caktuar ende. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google