Djegia e mandateve, Basha: Vendim i vështirë, por pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër

Djegia e mandateve, Basha: Vendim i vështirë, por pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se vendimi për djegien e mandateve ishte i vështirë, por pasi kishin shteruar çdo mundësi tjetër.

“Vendimi ku kemi arritur është një vendim i vështirë, aspak i lehtë, por në këtë vendim kemi arritur pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër për t'i shërbyer interesin publik. Ne jemi përpjekur të zgjidhim përmes iniciativave tona problemet kryesore të vendit. Zgjedhjet jo të lira, qeveria e korruptuar, lidhjet e politikës me krimin. Mjerimi ekonomik që shkaktohen nga afera të mëdha korruptive”, deklaroi Basha. /l.k./

Foto Google