Dita e Verës, ja surprizat që rezervon moti

Dita e Verës, ja surprizat që rezervon moti
IGJEUM parashikon se nesër (e enjte dt.14) në të gjitha qarqet priten reshje të dobëta, deri lokalisht mesatare në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Nuk përjashtohet mundësia, ndonëse shumë e vogël, që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate, më e mundshme në zonat malore në Jug. Në zonat malore, por në veçanti në gjysmën lindore të vendit, priten reshje të dobëta dëbore në lartësinë mbi 700 m.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 / 11 °C, në vendet e ulëta: 3 / 12 °C, në vendet malore: -1 / 7 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin. /l.k./

Foto Google