Disiplina përjashton Kamzën, Skënderbeu shkon në gjysmëfinalen e Kupës

Disiplina përjashton Kamzën, Skënderbeu shkon në gjysmëfinalen e Kupës
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vepruar me dorë të hekurt ndaj skuadrës së Kamzës, të cilën e ka dënuar me përjashtim nga Kategoria Superiore.

Ky vendim aplikohet për të parën herë kur një skuadër shqiptare e mbyll sezonin përpara kohe.

Vendimi është pritur mirë nga shumë skuadra, që përveçse do të marrin pikë pa zbritur fare në fushë, do të prekin edhe gjysmëfinalen e një kompeticioni të rëndësishëm.

Fatlume është skuadra e Skënderbeut, që ka kaluar automatikisht në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Korçarët ishin shortuar të luanin me Kamzën në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, por ky përjashtim i ka ndezur Skënderbeut dritën jeshile për të kaluar në fazën gjysmëfinale të saj. /l.k./

Foto Google