Dieta me Vitaminë C

Dieta me Vitaminë C
Nëse dëshironi që të humbni së paku 10 kilogramë, përpos një vullneti të hekurt dhe të vendosur, ju duhen edhe disa kilogramë limon që përmbajnë shumë veti e mbi të gjitha shumë vitaminë C. Dieta me bazë limoni është ndër më të përdorurat dhe efikase sot në botë dhe jo vetëm që shkrin kilogramët dhe yndyrat, por e forcon organizmin dhe pastron gjakun.

Dieta me limon është ideale për pastrimin e organizmit dhe humbjen në peshë dhe përfundon për 14 ditë. Nuk keni pse të hani limon, por në vend të kësaj do të përdorni vetitë e lëngut të limonit për shkrirjen e dhjamit.

Limoni shkrin yndyrat dhe përshpejton metabolizmin dhe shumë ekspertë theksojnë se limoni përmban elementet e nevojshëm për të shkrirë dhjamin, prandaj edhe e lehtëson dobësimin. Përpos kësaj, limoni përmban edhe acid limoni, që ndihmon në shkrirjen e dhjamit, përshpejton metabolizmin dhe ndal oreksin.

Ai përmirëson dhe lehtëson tretjen. Vitamina C në limon e forcon sistemin imunitar, derisa parandalon edhe shumë sëmundje të tjera.

Dieta me limon është shumë e thjeshtë: për çdo mëngjes pini një sasi të caktuar të lëngut të limonit të tretur me ujë.

Dita 1: lëngun nga një limon e përzieni me një gotë ujë të freskët.

Dita 2: lëngun nga dy limonë e përzieni me dy gota ujë të freskët.

Dita 3: lëngun nga tre limonë e përzieni me tri gota ujë të freskët.

Dita 4: lëngun nga katër limonë e përzieni me katër gota ujë të freskët.

Dita 5: lëngun nga pesë limonë e përzieni me pesë gota ujë të freskët.

Dita 6: lëngun nga gjashtë limonë e përzieni me gjashtë gota ujë të freskët.

Dita 7: lëngun nga tre limonë e përzieni me dhjetë gota ujë të freskët. Shtoni një lugë mjaltë dhe përzierjen e pini gjatë ditës.

Dita 8: lëngun nga gjashtë limonë e përzieni me gjashtë gota ujë të freskët.

Dita 9: lëngun nga pesë limonë e përzieni me pesë gota ujë të freskët.

Dita 10: lëngun nga katër limonë e përzieni me katër gota ujë të freskët.

Dita 11: lëngun nga tre limonë e përzieni me tri gota ujë të freskët.

Dita 12: lëngun nga dy limonë e përzieni me dy gota ujë të freskët.

Dita 13: lëngun nga një limon e përzieni me një gotë ujë të freskët.

Dita 14: lëngun nga tre limonë e përzieni me dhjetë gota ujë të freskët.

Këshillë:

Shtoni një lugë mjaltë në gotën tuaj me ujë dhe lëng limoni dhe e pini gjatë gjithë ditës.