Dhuna në fushë, arbitrat vendosin zyrtarisht bojkotin e kampionatit

Dhuna në fushë, arbitrat vendosin zyrtarisht bojkotin e kampionatit
Shoqata e Arbitrave ka dalë në një vendim drastik duke bojkotuar kampionatin shqiptar në nivel kombëtar.

Vendimi erdhi pas dhunën së ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti, në ndeshjen Kamza-Laçi.

Përmes një reagim zyrtar të Shoqatës së Arbitrave, thuhet ndër të tjera se arbitrat nuk kanë siguri për jetën, teksa presin nga të gjithë aktorët një reagim, ndryshe nuk zbresim në fushë.

Arbitrat theksojë se që nga java e parë e kampionatit ndjehen të pasigurt duke i thënë: Mjaft më kërcënimeve, fyerjeve dhe sharjeve në stadiume dhe fushën e blertë.

Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar.

Referuar deklaratës, Shoqata shprehet se zëvëndësimi Policisë me atë private  është një dështim tjetër tashmë i konsumuar.

Të indinjuar edhe pas lirimit të autorëve të dhunës të cilët u kapën përmes pamjeve filmike Shoqata e Arbitrave i kërkon klubeve anëtare në FSHF të na mirëkuptojnë dhe të na mbështesin në vendimin drastik të marrë duke e cilësuar si të vetmen rrugë.

“Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë”, përfundon reagimi i Shoqatës së Arbitrave.

Reagimi i plotë:

“Reagim Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar, e tronditur pas ngjarjes së dhunës ekstreme ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në Kamëz, ka marrë sot vendimin e saj për të bojkotuar ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar.

Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurtë, sot ne vendosëm të themi: Mjaf! Mjaft më me kërcënime, fyrje e sharje. Mjaftdhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën. Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar.

Zëvëndësimi i tyre me polici private është një dështim tjetër tashmë i konsumuar. Ashtu siç nuk kemi se ç’të presim më edhe nga eksperimenti tjetër i zbatimit të ligjit, i cili ka dështuar plotësisht, përderisa autorët e dhunës janë liruar sot, edhe se pamjet filmike janë shumë të qarta dhe media ka katër ditë qe e ka në qëndër të vëmëndjes këtë ngjarje. I kërkojmë klubeve anëtare në FSHF të na mirëkuptojnë dhe të na mbështesin në vendimin që ne kemi marrë, kjo sepse vendimi që ne kemi marrë është e vetmja rrugë që gara të jetë sa më e vërtetë dhe korrekte. Mjaft u eksperimentua. Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë. Kështu nuk do të kthehemi për të gjykuar, deri sa të ndjehemi të sigurtë dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume dhe autorët e dhunës të ndëshkohen. Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar”,  përfundon reagimi.

 

/f.ç/Gazeta Albanian Free Press/