Derbet ballkanase/ Spikat edhe Kosova, ndaj Bullgarisë

Derbet ballkanase/ Spikat edhe Kosova, ndaj Bullgarisë
Ndeshjet e para kualifikuese do të dhurojnë emocione mes ekipeve ballkanase.

Nuk do të jetë vetëm ndeshja mes Shqipërisë dhe Turqisë, më 22 mars.

Ndeshjet e tjera Slloveni – Maqedoni, Kosovë - Bullgari dhe Bosnje-Greqi janë gjithashtu ndeshje derbi ballkanase.

Përfaqësuesja e Kosovës në përballjen me Bullgarinë do të kërkojë të masë forcat për të përsëritur suksesin e Ligës së Kombeve.

Bullgaria nuk është më në nivelet e saj të dikurshme, ndërsa Kosova me rritjen e shpejtë të dy viteve të fundit, dhe me mbështetjen e tifozerisë së saj, kërkon të japë leksionin e një ekipi gjithnjë e në rritje, të paktën për Ballkanin.