Denoncimi, Berisha: Zbulohet furnizuesi i policisë me gaz-lotsjellëse serbe

Denoncimi, Berisha: Zbulohet furnizuesi i policisë me gaz-lotsjellëse serbe
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh në faqen e tij në rrjetin social ku denoncon, sipas tij, njerëzit që kanë furnizuar policinë shqiptare me gaz-lotsjellëse të prodhimit serb.

Në mesazhin e tij, Berisha shkruan: “Ja kush furnizon Edvinin me lende helmuese te ushtrise se Beogradit!

Miq, denoncohet furnizimi i narkopolicisë me lende helmuese luftarake te ushtrise serbe nga banda e 97-tes e Gjolek Malaj dhe përdorimi i paramilitareve të tij për të hedhur bombat mbi demonstruesit.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:

Duke perjetuar ngjarjet e fundit ku ne gjykimin tim forca paramilitare te Gjolek Malaj jane bere njesh me Garden e republikes, shpreh indinjaten e perpiqem te ndihmoj sa mundem ne kete kundervenje.

Une kam prova te besueshme ne gjykimin tim se materialet jane furnizime nga MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY) nje komapni e Emiljano Duashaj anëtar i bandës se Gj. Malaj ne ngjarjet e vitit 97. Dyshoj qe edhe hedhja e bombave serbe te furnizuara nga vete banda e Gjolek Malaj direkt ne trupin e drejtuesve te opozitës është e njerëzve te tij. Gjithe te mirat e ne konfidence...” /l.k./ 

Foto Google