Dekolteja shpërthyese!

Dekolteja shpërthyese!
Vera po afron dhe ajo që ka më shumë rëndësi është që pushimet t’i gjejnë bukuroshet tona të ekranit sa më në formë.

Por kjo nuk është kryefjala për të gjithë, ka edhe një tjetër aspekt që merr po aq rëndësi në këto ditë të pranverës.

Ajo është veshja dhe ajo ka vetëm një tendencë, veshja dhe dukja duhet të jenë sa më provokuese dhe seksi. Deri në limit.

Sigurisht që nuk do të mungojnë minifundet dhe të çarat e thellë në fustane, sigurisht edhe ndonjë shpinë e zbuluar, por ajo që bie më shumë në sy është ajo, pasuria e një femre, nëse e ka, dekolteja.

Bashkë me fundshpinën, një panoramë pjellorie, por që në këto festa ka tendencën të jetë e bollshme dhe e zbuluar nga të gjitha femrat e bukura të showbiz-it, madje edhe nga disa prej tyre me të cilat nuk jemi mësuar që t’i shohim ashtu.

Kombinim seksi me veshje të zezë shikoni tek bashkëshortja e këngëtarit kosovar Blero, Afrona Diko, ashtu si edhe në veshjen provokuese të Kejvina Kthjellës ose Kiara Tito.