Deklaratat e Fleckenstein në Tiranë, Pack: Akt i papranueshëm, PE të marrë masa

Deklaratat e Fleckenstein në Tiranë, Pack: Akt i papranueshëm, PE të marrë masa
Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack thotë se nëse Knut Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët për deputetë që të pranojnë mandatet, PE-ja duhet të marrë masa. Sipas saj, ky akt është i papranueshëm.

“Nëse është vërtetë se Fleckenstein është përpjekur të bindë kandidatët pasues në listat e PD-së për të pranuar mandatin në Parlamentin shqiptar, atëherë ky është një akt i papranueshëm në shërbim të qeverisë shqiptare dhe duhet të qortohet nga PE-ja", shkruan Pack në rrejtin social. /l.k./