Çiljeta Xhilaga tregon historinë e pazakontë: Jam ndeshur me alienë, kur po kthehesha nga Vlora

Çiljeta Xhilaga tregon historinë e pazakontë: Jam ndeshur me alienë, kur po kthehesha nga Vlora
Prej dekadash flitet për praninë e alienëve në Tokë.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndau me teleshikuesit një eksperiencë personale në lidhje me këtë dukuri.

“Para disa vitesh doli lajmi që në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh dhe është djegur toka. Pas një jave nga publikimi i këtij lajmi, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe, teksa udhëtoja, shihja një dritë të kuqe, por që nuk pulsonte”, rrëfen këngëtarja.

Ajo ngriti dyshimet se edhe në Shqipëri janë shfaqur alienët, teksa flitej në rubrikën “Escape” në “ E Diell” për histori të pazakonta në shtetin e Kosta Rikës,

“Drita ndërkohë vetëm lëvizte dhe kuptova që s’ishte sinjal i ndonjë avioni, por u ul në një distancë jo shumë të largët dhe vura re që ajo rrotullohej tërë kohës”, kujton ajo.

“Objektin nuk e shquaja dot për shkak të errësirës dhe pata një emocion shumë të madh. Mbaj mend që nuk e shtypja dot freksionin e makinës se më dridheshin gjunjët”, përfundoi rrëfimin e saj Xhilaga.

Çiljeta shtoi gjithashtu se këtë histori nuk e ka thënë asnjëherë në publik, sepse mund t’u dukej e pabesueshme. Por shtoi se fakti që ka qenë me mamanë e saj, e cila pohon po të njëjtën gjë, e bën më të vërtetë.