CHAMPIONS/ Ronaldo ka gati “recetën”, për të “përmbysur” Atletikon

CHAMPIONS/ Ronaldo ka gati “recetën”, për të “përmbysur” Atletikon
Crisitano Ronaldo insistoi se nuk është sekret që Juventus kërkon përmbysjen e madhe ndaj Atletico.

Portugezi 34-vjeçar, i cili ka shënuar 450 gola në 438 ndeshje për “Los Blancos” në 9 sezone radhazi, ka vijuar edhe te Juve me të njëjtët tregues.

Ai ka shënuar 21 gola deri tani dhe foli se sot ndaj Atleticos i pret një mbrëmje e madhe.

“Futbolli është i tillë. Nuk e parashikonim humbjen 2-0 dhe prandaj gjithçka mund të ndodhë. Ne synojmë të japin përgjigjen më të mirë para tifozëve tanë.”

Asi portugez pranoi se arma e fortë e kundërshtarit mbetet mbrojtja.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes për Champions është ajo mes Manchester City e Shalke.

Dukshëm favoritë janë anglezët e Guardiolës, pas fitores së ndeshjes së parë, 3-2.