Berisha: Zjarri në Ministrinë e Brendshme zhdukur gjurmët e udhëtimeve me trafikantë të Olsi Rames, Taulant Beges

Berisha: Zjarri në Ministrinë e Brendshme zhdukur gjurmët e udhëtimeve me trafikantë të Olsi Rames, Taulant Beges
Pas rënies së zjarrit në bodrumin e Ministrisë së Brendshme reagon ish-kryeministri Sali Berisha i cili jep edhe arsyen se pse ka ndodhur.

Në një mesazh në rrjetin social Berisha shkruan: “Ne zjarr dhoma e TIMS!

Miq, Vasal Lleshaj dhe Geron Veliu djegin serverin e TIMS ne bodrumet e Ministrisë se Brendshme për të zhdukur gjurmët e udhëtimeve me trafikantë të Olsi Rames, Taulant Beges dhe narkoministrave dhe narkoqeveritarëve të tjerë!

Mesohet se jane djegur dhe qindra dosje krimi ne dhomen ngjitur. Feste e madhe kane sonte narkoset ne te gjitha nivelet. Rroft Zjarri!” /l.k./