Berisha: Duhej të ndiqej penalisht, emërohet drejtor i përgjithshëm në ministri

Berisha: Duhej të ndiqej penalisht, emërohet drejtor i përgjithshëm në ministri
Emërimi i Eduard Ahmetit si Drejtor i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Përmes një mesazhi në rrjetin social, që përcjell denoncimin e një qytetari Berisha shkruan: “Hajnia si merite absolute!

Lexonin denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Eduard Ahmetaj ish-drejtori i Fondit te kujdesit te detyrueshem shendetesor pas vjedhjeve, abuzimeve me rimbursimet e ilaceve dhe sksndaleve ne kete institucion emerohet drejtor i pergjithshen nga ministrja Balluku, ne qoftese do te kishte shtet ligjor Eduardi duhet te ndiqet penalisht per demin ekonomik te verifikuar nga KLSH dhe pasojat shendetesore qe kane shkaktuar te pacientet, i korruptuar dhe me masa te lene nga KLSH, Eduard Ahmetaj emerohet Drejtor i pergjithshem ne ministrine e Ballukut”. /l.k./