Berisha denoncon urdhërin e Lleshaj: Për të joshur policët nga protestat, Rama do ti japë rrogat e papaguara

Berisha denoncon urdhërin e Lleshaj: Për të joshur policët nga protestat, Rama do ti japë rrogat e papaguara
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një mesazh nga oficeri dixhital lidhur me protestat e organizuar nga opozita.

Sipas asaj që denoncon polici përmes Berishës, ministri i brendshëm Sandër Lleshi, ka dhënë urdhër të njoftohen policët në te gjithë vendin se do t’u jepen paratë e papaguara prej një viti për orët shtesë.

Statusi i plotë i Berishës:

Policet brohorasin rrofte protesta!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.

“Ne ëhatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:

1. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.

2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”

Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave.

/f.ç/Albanian Free Press Online/