Bebe Rexha humb rolin në film, prindërit shqiptarë Bukurija e Flamuri me “mentalitet të prapambetur”!

Bebe Rexha humb rolin në film, prindërit shqiptarë Bukurija e Flamuri me “mentalitet të prapambetur”!
Nëna e Bebe Rexha nuk ka qenë e lumtur që e bija e saj do të luante një rol në filmin e Hustlers, e zhveshur, çka ka bërë që ajo ta humbë përfundimisht atë.

Prindërit e Bebe Rexha janë mjaft prapambetur në mentalitet, me sa duket, shkruan e përditshmja britanike “Metro”.

Vetëm pak javë pasi zbuloi se babai i saj ishte i zemëruar me “pornografinë” e saj në mediat sociale (për një foto të vajzës së saj), madje Bebe ka pranuar se edhe mamaja e saj nuk ishte aspak e lumtur që ajo do të provonte të luante një rol e zhveshur në film, çka ka bërë që ta humbë këtë shans.

Ylli i muzikës me famë botërore, 29-vjeçarrja shqiptare ishte përzgjedhura për të provuar një rol në filmin e  Hustlers, por për fat të keq ajo nuk u zgjodh  bashkë me Jennifer Lopez, Cardi B, Constance Wu, Julia Stiles dhe Lili Reinhart. “Kam bërë një audicion për një film kohët e fundit, por nuk e kam fituar. Në vendin tim shkoi Cardi”, pranoi Bebe.

Megjithatë, për këtë vendim besohet se ndikoi mamaja e Bebe, Bukurija, e cila nuk ishte dakord. Bebe, prindërit e të cilës janë shqiptarë, tha: “Nëna ime nuk ishte e lumtur për këtë rol, “nuk mund të luash e zhveshur, jo” – i ka thënë ajo.

Bebe pati telashe edhe me babain, për këngën që bëri publike “The Meant To Be”.

Këngëtarja ka folur rreth të kaluarës, pas publikimit të  mesazhit nga babai i saj Flamuri, rreth fotografive të saj që postoi në Instagram.

Në mesazhin e babait të Bebe, lexohej: “Më mirë ndalojini postimin e këtyre budallallëqeve pornografike, sepse po më bën të sëmurem. Unë nuk mund ta pranoj këtë, më keni zënë ngushtë për të dalë në publik. Kudo që unë shkoj, jam shumë i mërzitur me ju. Nuk mund ta besoj këtë.”

Fansat e këngëtares kritikuan të atin e saj për mesazhin, por Bebe më vonë e mbrojti atë.

“Babai im nuk është i keq. Unë kurrë nuk duhet të kisha postuar atë foto. Jam e zhgënjyer me veten time. Isha sarkastike. Unë e kuptoj rolin e babait dhe për këtë arsye teksti ishte pak i ashpër. Jam e mërzitur që ai ende nuk flet  me mua, por ai është ende babai im. Ajo tha se megjithatë, ai mbetet një baba i mrekullueshëm.

Kështu, origjina dhe mentaliteti shqiptar, ndjek nga pas edhe artistët me famë botërore.