Basha mbledh grupin parlamentar dhe i përgjigjet Ramës: Takimi më 16 mars

Basha mbledh grupin parlamentar dhe i përgjigjet Ramës: Takimi më 16 mars
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një mbledhje me grupin parlamentar të partisë së tij.

Në mbledhje janë diskutuar masat organizative për protestën e 16 marsit.

në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Bashja i ka kthyer një përgjigje edhe Kryeministrit Edi Rama që e ftoi një ditë më parë për dialog, duke i drejtuar pyetjen: Kur do takohemi?

“Takim i vetëm që do zhvilloj është ai me qindra mijëra shqiptarë më 16 mars”, tha basha.

Ai shtoi se është e pamundur të dialogosh me qeverinë e të zgjedhurit e saj.

“Me kë të dialogosh, me Rrahman Rrajën, Me Ergys Çyrben apo me Vangjush Dakon. Nuk është në lojë një përplasje mes dy forcave por fati i gjithë Shqipërisë”.

Sipas Bashës, Qeveria është kapur në flagrancë.

“Vendi është në emergjencë kombëtare, ka nevojë për zgjidhje dhe për jo tango që mban në pushtet një qeveri të lidhur me krimin”, tha kryetari i opozitës. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google