Basha: Kriminelët kërcënojnë Ramën me një video të manipulimit të votave

Basha: Kriminelët kërcënojnë Ramën me një video të manipulimit të votave
Kryetari i PD Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “360 gradë”, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama kërcënohet nga kriminelët me një video të manipulimit të votave.

“Kjo qeveri ka vetëm frikën e kriminelëve. Janë arrestuar disa kriminelë dhe janë liruar përsëri dhe shumë shpejt besoj do të keni prova për këtë gjë. Janë liruar sepse kanë treguar filmimet që kanë bërë zgjedhjeve të 2017-ës duke mbushur fletët e votimit dhe me këtë video kanë kërcënuar drejtpërdrejtë qeverinë, kanë kërcënuar Edi Ramën dhe vartësit e tij. Dhe unë besoj se shumë shpejt këto të dhëna do të publikohen nga media e lirë dhe e pakapur. E kuptoni ku kemi ardhur?! Është një kryeministër që i merr vendimet nga frika ose hatri i kriminelëve dhe oligarkëve...”, deklaroi Basha.

Foto Google