Basha denoncon “tradhtarët”: Janë turpi i shqiptarëve, ora e Ramës ka mbaruar

Basha denoncon “tradhtarët”: Janë turpi i shqiptarëve, ora e Ramës ka mbaruar
Në fjalimin e tij përpara protestuesve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka denoncuar ata kandidatë të opozitës që po marrin mandatet e lëna vakante nga dorëheqja masive.

“Prej javësh ajo godinë parlamenti nuk është më godina e Kuvendit të Shqipërisë, por karantina e kolerës së krimit dhe korrupsionit. Ata ta të mjerë që futen aty, ata janë turpi i familjes së tyre dhe turpi i shqiptarëve. Ata janë tradhtarët që kurrë nuk do t’i falë historia. Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre se fytyrë nuk kanë para shqiptarëve. Zëri juaj është dëgjuar dhe unë kam nderin që me emrin e popullit sovran të falënderoj nga zemra ata kandidatë që djegin sot mandatin e tyre”, tha Basha.

Ai theksoi se “ora e Ramës ka mbaruar” dhe se sheshi buçet prej katër javësh kundër tij.

Thundra e krimit e babëzisë, e hajnisë, thundra e korrupsioni, e perversitetit, e mashtrimit me fytyrën dhe gojën e Edi Ramës shkeli mbi dinjitetin e çdo shqiptari, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë. Ora e tij ka mbaruar. Nga ky shesh buçet tash katër javë verdikti i popullit sovran Rama ik! Sovrani e ka marrë vendimin dhe minjtë e krimit dhe korrupsionit e kanë kuptuar fare mirë, prej javësh ajo godinë nuk është më godina e Kuvendit të Shqipërisë, por karantina e kolerës së krimit dhe korrupsionit”, tha Basha. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google