Atentati në Tiranë, Policia ndërton identikitin e autorit

Atentati në Tiranë, Policia ndërton identikitin e autorit
Të tjera detaje nga atentati në Tiranë, ku mbeti i plagosur 26-vjeçari me inicialet E.K, hedhin dritë mbi autorin e dyshuar të ngjarjes.

Policia sqaroi më parë se ka pasur shkëmbim zjarri mes 2 mjetesh, një ‘Benzi’ dhe një ‘Polo’, ndërsa nuk dihet ende nëse i plagosuri është pjese e konfliktit apo u gjend aty rastësisht.

I plagosuri nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen kur është pyetur nga efektivët e policisë.

Po nga dëshmitarë në vendngjarje policia ka ndërtuar edhe idetikitin e personit që plagosi 26-vjeçarin, sipas tyre ai ka veshur një xhup të zi, kapele dhe tuta të kuqe.

Hetuesit në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e motiveve të atentatit. /l.k./

Foto Google