Artikull për Emanuele Ndojn, Prestigjozja italiane: Ka ndryshuar, si Brescia që udhëheq renditjen e afrohet me Seria A

Artikull për Emanuele Ndojn, Prestigjozja italiane: Ka ndryshuar, si Brescia që udhëheq renditjen e afrohet me Seria A
Gazeta prestigjoze sportive italiane, i ka kushtuar një artikull të veçantë talentit të kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj, i cili realizoi një gol të mrekullueshëm në barazimin 1-1 që skuadra e tij, Brescia arriti në transfertën e Padovas.

"Me idhull Giggs dhe Kevin Prince Boateng, Ndoj ka nisur të ngjisë shkallët e karrierës në Seria B, duke marrë rolin e një lideri absolut te Brescia e talenteve, me Bisoli e Tonali që po “çmendin” Europën. Goli ndaj Padovas i ngjanë një trajektoreje të pikturuar në mënyrën e legjendës së Juventusit dhe kombëtares italiane, Alessandro Del Piero. Lëvizje, hapësirë dhe një goditje perfekte drejt portës kundërshtare.

Pjekja e Ndoj ka qenë eksponenciale dhe shkon krah për krah me progresin e bërë nga ekipi në muajt e fundit. Ashtu si Bisoli dhe Tonali, Ndoj është një “veteran” te Brescia....

Ndoj ka ndryshuar, ashtu si Brescia që udhëheq renditjen dhe afrohet me Seria A. Ndoj ka lulëzuar dhe tani të gjithë pajtohen. Zgjedhja është bërë: Ndoj nuk do të luajë në Itali. Christian Panucci duhet të hedh sytë nga ai … ", shkruan mes të tjerave gazeta.  /l.k./

Marrë nga “Gazzetta dello Sport”