Arrestohet shqiptarja me 50 mijë euro kokainë

Arrestohet shqiptarja me 50 mijë euro kokainë
Një 33 vjeçare shqiptare arrestohet nga policia italiane në mes të rrugës, pranë një stacioni autobusi në Raguza.

Gruaja u kap me rreth 700 gramë kokainë, vlera e të cilës në tregun me pakicë është rreth 50 mijë euro.

Policia e kishte vënë nën vëzhgim dhe i kërkoi kontrollin e çantës së shpinës, duke gjetur brenda dy pako me lëndën narkotike.

Shqiptarja kishte hyrë në mënyrë të parregullt në territorin italian dhe sipas mediave italiane pas kryerjes së dënimit do të depërtohet nga Italia. /l.k./

Marrë nga ANSA