Arjola “mbetet” në Itali

Arjola “mbetet” në Itali
Me një elegancë tipike italiane, prezantuesja simpatike, Arjola Shehu, kohët e fundit, gjithmonë e më shpesh, po kalon ditët në Italinë e bukur. Përmes fotove ajo na njeh edhe me shumë vende piktoreske si ky në këtë foto. Vajza e hijshme, e veshur si për pranverë, ka bërë edhe një “lojë fjalësh” nisur nga emri i qytetit ku ndodhet: “Ferma a Fermo”, pra e mbetur në Fermo, që në italisht do të thotë “e ndaluar” ose “e mbetur”.