Alergjitë e stinës, si krijohen problemet në rrugët e frymëmarrjes?

Alergjitë e stinës, si krijohen problemet në rrugët e frymëmarrjes?
Ndotja e ajrit, polenet e luleve, bimë barishtore janë faktorët që ndikojnë në prekjen nga alergjitë e stinës. Mjekët alergologë thonë se këto sëmundje kanë një rikthim në motin e ngrohtë. 80% e pacientëve që paraqiten pranë mjekëve specialistë vijnë me probleme në rrugët e frymëmarrjes. Mjeku alergolog  Mehmet Hoxha tregon se polenet e luleve tek pacientët alergjikë shkakton kollë, rrjedhje hundësh, teshtima, kruajtje dhe skuqje te syve.

Zyrtarisht jemi në stinën e pranverës dhe bashkë me motin e bukur vinë dhe një sërë problemesh për njerëzit që përfshihen gjerësisht nga alergjia e stinës së luleve. Një alergji e zakonshme e kësaj periudhe për shkak të polentës. Zakonisht këto alergji fillojnë në fund të marsit deri në fund të shtatorit. Këtë vit për shkak të kushteve  të ndryshme klimatike këto simptoma fillojnë më shpejt. Ju jeni të prekur nga alergjia e stinës në se teshtini shpesh, kini rrjedhje hundësh apo hundë të bllokuara, kruarje sysh, acarim të gojës apo fytit. Ndaj kwshilla wshtw tw përgatiteni para se të dilni jashtë. Nëse kjo periudhë nuk është sezoni juaj më i mirë, kujdesuni të mbani syze kur dilni jashtë. Mos dilni shumë herët në mëngjes apo vonë në mbrëmje. Kujdesuni që dhe rrobat tuaja mos i hapni në tel gjatë këtyre orëve kur numri i polentave është më i lartë, pra para orës 11 dhe pas orës 4:30.

Çfarë janë alergjitë?

Alergjitë janë një reagim i organizmit ndaj një alergeni të caktuar, një hipersensibilitet i organizmit ndaj alergentëve të caktuar. Alergentët e kësaj periudhe janë ndryshimi i klimës, ngrohja e ajrit, polenet e pemëve, polenet e luleve mbeten në shkaktarët kryesorë të shpërthimit të alergjive gjatë periudhës së pranverës. Alergjia nëse kapet në fazat e hershme të saj dhe kurohet nuk kalon në kronike.  Kemi alergjitë kronike, alergjitë akute dhe pasoja më e rëndë e alergjisë është astma bronkiale.

Gripi dhe alergjia

Përfundimi i virozëve dhe gripit që ishte prezent deri ën fund të muajit janar apo shkurt vazhdon me shfaqjen e problemeve alergjike, dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi pacientët mendojnë që kjo fazë vazhdon të jetë pjesë e gripit apo alergjive pasi simptomat janë të ngjashme dhe pothuajse se njëjta si simptomat e gripit. Pacientët të cilët janë të diagnostikuar me anë të provave të alergjisë e dinë shumë mirë problemin që kanë dhe këto nuk janë simptomat e gripit, por ka filluar periudha e alergjisë. Kurse pacientët e tjerë të cilët nuk janë të diagnostikuar dhe që janë shfaqur disa herë, dhe kur paraqiten pranë mjekut tregojnë se edhe vjet në këtë kohë kanë pasur të njëjtën problematikë. Alergjia nëse shfaqet është shoqëruese për gjatë gjithë jetës. Megjithatë, ajo që mjekët ngrenë si shqetësim është neglizhenca e pacientëve për të bërë testet alergjike.

Diagnostikimi

Zakonisht diagnostikimi bazohet te simptomat që shfaqen më shumë gjatë pranverës ose verës. Më pas bëhet një test i rëndësishëm për një diagnozë alergjike dhe për të dalluar substancën që sistemi imunitar njeh si të rrezikshëm. Për raste të dyshimta bëhet një test që bazohet në marrje gjaku dhe kontrollimi të antikorpeve të prodhuara për një ose më shumë substanca. Është dhe një test tjetër që quhet Provokim Bronkial me Alergjenë, d.m.th shihet reagimi i mukozës bronkiale duke dhënë sasi shumë të vogla alergjenësh.

Shenjat e alergjisë

Një person alergjik teshtin shumë, shpesh, teshtima të njëpasnjëshme, kullim të ujshëm të hundëve, bllokim të hundëve dhe më pas frymëmarrja merret nëpërmjet gojës, skuqje të syve, kruarje të lëkurës rreth hundës dhe kollë të thatë. Këto janë simptomat, por një person mund të ketë edhe vetëm njërën prej këtyre shenjave, pra mund të mos i ketë të gjitha shenjat karakteristike

Kush janë më të prekur

Tek fëmijët duke filluar që nga mosha 8 mujore kemi alergjitë ushqimore dhe më tepër shkaktohet, pasi vetë organizmi i fëmijës nuk është mësuar akoma me ushqimet e përditshme që merr ai. Por rastet më të shumta të alergjive shfaqen tek fëmijët e vegjël të moshave 4-5 vjeç si dhe atyre të moshës 12 vjeçare.

Pranvera

Alergjitë e pranverës fillojnë në mes të marsit dhe vazhdojnë deri në qershor. Kulmi i këtyre alergjive arrin në maj, por kjo është e varur edhe nga kushtet atmosferike. Ditët me shi bëjnë që të ulet poleni në ajër, këto ditë janë ditë të mira për personat alergjikë. Ndërsa ditët me diell dhe me temperaturë të lartë janë ditët më të këqija për personat alergjikë.

Trajtimi me bimë medicinale

Normalisht që gjatë kësaj periudhe, duhet që individi të kujdeset shumë që të rrisë imunitetin, kështu që duhen përdorur produkte që përmbajnë flavonoide apo vitaminë C. Nëse u japim fëmijëve 5-6 kokrra trëndafili të egër, atëherë do të kuptojmë që është një medikament me të vërtetë jo vetëm rifreskues, por që ndikon edhe në rritjen e rezistencës. Gjithashtu, rekomandohet përdorimi i lëngut të limonit e portokallit, si dhe shafrani i kuq. Ndërkaq, këshillohet për të gjithë personat alergjikë, marrja e qumështit të bletës dhe propolisit.

Këto dy të fundit janë testuar në rastet e personave me alergji kronike e kanë dhënë efekte të mrekullueshme. Qumështi i bletës luan një rol kyç në organizëm, pasi i vë të gjitha organet në punë duke i bërë më dinamike në luftën ndaj viruseve. Një ndër shkaqet e alergjive të stinës janë edhe myqet e këto bëhen shkak për rritjen e shkallëve të irritimit në organizëm. Propolisi antimykotik ul në mënyrën më drestike, shkallën e agresivitetit të sporeve të kërpudhave apo poleneve. Rekomandohet të merren 10 pika nga ky medikament në ditë e kështu do të ketë një përmirësim të situatës e qetësim të mushkërive.

***

Simptomat e alergjisë

Rrjedhjet e hundëve

Teshtimat

Lotimin e syve

Bllokim hundësh

Kollë të fortë e thatë në orët e lëvizjes jashtë shtëpisë

Marrje fryme

Shtrëngime në gjoks

Skuqje të syve

Skuqje e lëkurës