Aksidenti në Gjilan, një humb jetën plagosen 20 të tjerë

Aksidenti në Gjilan, një humb jetën plagosen 20 të tjerë
Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pas aksidentit të pasdites së sotme në Gjilan. Ndërkaq deri më tani dihet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Mund të ju konfirmoj se një i vdekur është si pasojë e këtij aksidenti. Ndërkohë që raportohet të jenë diku rreth 20 persona që kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Policia dhe ekipet e emergjencave janë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Mediat në Kosovë raportojnë se një kamion ishte shkaktar i aksidentit në qytetin e Gjilanit, ku përveç dëmeve të shkaktuara në qytet, ka lënë të vdekur një person dhe të lënduar dhjetëra të tjerë. /l.k./

Foto Google