Aksidenti me motor, ja kush është 21-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Athinë

Aksidenti me motor, ja kush është 21-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Athinë
Identifikohet shqiptari që humbi jetën në Athinë si pasojë e një aksidenti me motor.

Mediat greke shkruajnë se viktima është Marjan Prespali, 21 vjeç, i cili duke udhëtuar me motor është përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 52-vjeçar.

Policia helene bën me dije se, një nga dy shoferët shkeli sinjalizimin “stop”, por nuk ka të dhëna të tjera të detajuara.

Ngjarja është shënuar pas orës 22:00 të mbrëmjes së të martës, në lagjen  “Agios Dimitrios” në Athinë, kur motori me të cilin udhëtonte shqiptari u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 52-vjeçar.

I riu shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme në aksident, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës. /l.k./

Marrë nga newsit.gr