AKSIDENT NË ATHINË/ Përplaset për vdekje nga një makinë, humb jetën shqiptari 21-vjeçar mbi motor

AKSIDENT NË ATHINË/ Përplaset për vdekje nga një makinë, humb jetën shqiptari 21-vjeçar mbi motor
Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen duke u gdhirë dita e djeshme në Agjio Dhimitrio, në jug të Athinës.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte duke udhëtuar me motor.

Ai është përplasur për vdekje nga një autoveturë që drejtohej nga një 52-vjeçar.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google