Ajo, ai dhe ajo

Ajo, ai dhe ajo
Në një formë spektakolare balerina dhe prezantuesja e motit, Alba Hoxha.

Pasi u përfol shumë gjatë historia e saj me baletmaestrin Albi Nako, pas ndarjes së tij nga balerina Klaudia Pepa, përsëri një tjetër “histori” u diskutua. Projekti i këtij të fundit me televizionin italian.

Fansat u çmendën, teksa imagjinuan një riafrim të Albit me ish bashkëshorten por ai sqaroi se ishte çdo gjë një keqkuptim.

Por kjo foto e Alba Hoxhës në javën e modës në Milano, ngatërroi përsëri ujërat. Të jenë takuar të tre artistët vallë në Italinë ku janë së fundmi?