Ajax "shkel" Realin në shtëpi, kampionët në fuqi kthehen me kokën ulur

Ajax "shkel" Realin në shtëpi, kampionët në fuqi kthehen me kokën ulur
Tashmë Real Madrid është “zyrtarisht” në një krizë.

Mbrëmja e sotme vërtetoi se Real Madrid nuk është në nivelet e duhura duke qenë kampioni i Europës në fuqi.

Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, tashmë los blancos janë eliminuar edhe nga Champions League.

Mbrëmjen e sotme Ajax  përmbysi distafën e pësuar në shtëpi 2-1, teksa fitoi brenda në "Santiago Bernabeu", 4-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-3.

Pësimi i golit të parë demoralizoi Realin që u hodh në sulm, por u kap në kundrakohë nga holandezët që i dhanë goditjen fatale me David Neres dhe Dusan Tadic.

Megjithatë, rrjeta e Marco Asensio riktheheu shpresat te Reali, por supergoli i Lasse Schone nga një goditje dënimi e ekzekutuar mrekullisht prej tij këputi çdo shpresë të kampionëve në fuqi, që heqin praktikisht dorë nga të gjithë titujt e mundshëm.

Në raundin tjetër kaloi edhe Tottenham Hotspur, që kaloi me rezultatin e pëgjithshëm 4-0 Borussia Dortmund. Goli i vetëm në takimin e kthimit mban firmën e goleadorit të "gjelave", Harry Kane.

/f.ç/Albanian Free Press Online/