A ka një histori dashurie mes tyre? Fifi flet për sherrin me Flori Mumajesin

A ka një histori dashurie mes tyre? Fifi flet për sherrin me Flori Mumajesin
E njohur me emrin artistik Fifi, ose Filloreta Raçi, dhe Flori Mumajesi, janë komentuar për disa kohë në media gjerësisht, se kishte nisur një histori dashurie mes tyre. Sikurse paralelisht është folur edhe për një lidhje mes Flori Mumajesit dhe Kejsi Tolës.

Gjithsesi, Flori dhe Fifi, mbi këto aludime mes tyre, janë shpjeguar më vonë se janë miq të mirë. Ndërkohë që, kur është përfolur një lidhje, pas fitores në “Këngën Magjike”,  ka lindur në fakt një sherr mes tyre.

Fifi tha se “me Florin unë nuk flas por rëndësi ka që ka shumë mundësi që ky emision të na pajtojë ne të dyve,  u pranoi këngëtarja, e cila po ashtu foli edhe për zënkën mes tyre. “Jo veç jemi heq nga Instagrami. Por rëndësi ka që një ditë jo shumë të largët të rregullohen gjërat.”

Fifi, e ftuar në rubrikën "Dance with Graciano" në RTV Ora sqaroi për herë të parë sherrin me Florin, të cilit i kërkoi të pajtoheshin.