Sallatë me ananas

Sallatë me ananas
Përbërësit:

400 gr ananas

200 gr brokoli

150 gr kungull

150 gr rrepa

lakër e kuqe

endive belge

60 gr vaj ulliri

kripë dhe piper.

Përgatitja:

Pastrojini dhe prijini në copa të mëdha lakrën belge dhe lakrën e kuqe. Skuqini në tigan me 20 gr vaj, kungullin dhe rrepën e selinosë, të prera në feta, derisa të jenë bërë të buta. Zieni në avull lulet e brokolit. Prini në feta, më pas në trekëndësha ananasin dhe 50 gr kalojini në frulator me vajin e mbetur dhe pak kripë. Përziejini perimet e pagatuara dhe ato të gatuara së bashku me ananasin dhe mbushini me përzierjen që përgatitët më parë.