10 këshilla për muskuj të bukur

10 këshilla për muskuj të bukur
1

Ujë, pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpërlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Për çdo 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi.

2

Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë, dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, bile karburant me cilësi. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe japin me shumë energji trupit.

3

Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyre e mirë (poly unsaturated) dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi.

4

Suplemente ushqimore. Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla suplemente, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim.

5

Suplemente vitaminash dhe mineralesh. Një tabletë Multivitamine ose Multimineral zakonisht mjafton për t’ju dhënë sasinë e caktuar të vitaminave.

6

Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi ose bëni biçikletë për 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër.

7

Stërvitje kardiovaskulare. Këtu është fjala për vrap, not, biçikletë, patina, etj. Çdo aktivitet që e ngre nivelin e rrahjeve të zemrës në zonën e stërvitjes për një kohë të caktuar, forcon zemrën. Rreth 20-45 minuta, tre deri në katër herë në javë është e mjaftueshme.

8

Stërvitje force. Këtu bëhet fjalë për stërvitjen me pesha. Si për meshkuj dhe për femra stërvitja me pesha nuk ka zëvendësim. Është mënyrë më e mirë, për të shtuar masë muskulore.

9

Çlodhuni. Nuk mund të theksohet në mënyrë të mjaftueshme. Trupi ka nevojë për çlodhje. Kur bëni stërvitje organizmi futet në një faze stresi fizik dhe vetëm çlodhja e ndihmon për t’u rikuperuar. Duhen të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë, dhe gjysmë ore gjumë pasdite është mjaftueshëm.

10

Stërvituni me një shok. Kjo mund të jetë këshilla më e rëndësishme që ju jepet. Ndjehemi gjithmonë më rehatshëm kur kemi dikë me vete. Ashtu si në jetë, çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e jetës. Ashtu dhe çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e muskujve.